Këtë të shtunë një grumbull i madh i qytetarëve të indinjuar me vendimin e Gjykatë Speciale për ta dënuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, me 26 vjet burgim, janë tubuar në Sheshin “Zahir Pajaziti” duke protestuar kundër padrejtësisë së Gjykatë Speciale.
“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “UÇK-ja është përpjekja për liri”, Gjykatë një etnike, gjykatë segreguese”, janë disa nga pankartat identifikuese të kësaj proteste.
Ndërkaq motoja e protestës është “jo në emërin tim”, kjo pasi që në aktvendimin e Gjykatës Speciale për Mustafën, shkruhej se vendimi po jepet “në emër të popullit të Kosovës”.
Organizatorët fillestarë të protestës janë Partia Socialdemokrate, por protestën e kanë përkrahur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjersa protestuesit kanë nisur marshimin drejtë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në shesh është parë edhe prania e zyrtarëve policorë që po monitorojnë situatën.
/Albanianpost.com