Osmani pret ambasadorët për fundvit: Kosova është më e fortë me miqtë në krah të saj

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në një ndejë ambasadorët e shteteve të huaja, me rastin e festave të fundvitit.

Osmani tha se aty përmendi ndikimin pozitiv që kanë pasuur partneritetet për Kosovën dhe falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme.

“Kosova është më e fortë me miqtë në krah të saj. Këtë javë, në pritjen e fundvitit me trupin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që kanë pasur partneritetet tona me aleatët në Kosovë dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani në Twitter, duke bashkangjitur fotografi.

Read Previous

KFOR-i shton prezencën në veri – krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

Read Next

Policia gjermane rigjen thesarin e vjedhur, u morën në muze në 2019