Lakers rikthehen te fitoret në NBA, mposhtin në udhëtim Detroitin

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA pas tre humbjeve të njëpasnjëshme.

Pas 48 minutave të luajtura në Little Caesars Arena, Lakers kanë triumfuar me shtatë pikë diferencë 117:124.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Lakers, ku nga çereku i parë deri në të fundit kishin epërsinë konstante dhe menaxhuan mirë ndeshjen.

LeBron James ishte më efikasi në këtë ndeshje, pasi e mbylli me 35 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Anthony Davis shtoi 34 pikë të tjera, 15 kërcime e shtatë asistime. /Telegrafi/

Read Previous

Eurodeputetët të tronditur nga skandali i korrupsionit në Katar: Një turp që e bën Evropën më të dobët

Read Next

90-vjeçarja nuk heq dorë nga ëndrra e saj, diplomohet pas 71 vitesh