ASK: Në 10 vitet e fundit, në Kosovë janë 104 persona që janë pagëzuar me emrin Flamur

Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), kanë dhënë statistika për 10 vitet e fundit sa i përket persona të pagëzuar me emrin Flamur.

“Në 10 vjetshin e fundit në Kosovë, numri i personave me emrin Flamur është 104 persona”, thuhet në përgjigjen e ASK-së.

Kurse, kanë bërë të ditur edhe sa është numri i personave me emrin Vlorë, Valon e Marigona, shkruan Frontonline.

“Vlora janë: 52 persona, Valon janë: 79 persona dhe Marigona janë: 139 persona”, kanë thënë nga ASK-ja.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi që nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shqipëria këtë vit shënon përvjetorin e 110 të pavarësisë. / KultPlus.com

/Frontonline/

Read Previous

BBC: Kanadasë i duhen 1.5 milionë punëtorë, cilat janë kriteret

Read Next

​Begaj: Shqipëria do të jetë zëri i Kosovës