Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten në mëngjes, sipas The Guardian.
Ata biseduan për tërheqjen e trupave rusë nga Kherson, duke theksuar se diçka e tillë nënkuptonte një progres të rëndësishëm për forcat e Ukrainës.
Të dy ranë dakord se deri në marrjen e plotë të kontrollit të Khersonit, Ukraina duhet të tregohej shumë e kujdesshme.
Sunak përsëriti gjithashtu mbështetjen “e palëkundur ushtarake, ekonomike dhe politike” të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.
/abcnews.al