Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kosova dhe Polonia duke vendosur marrëdhënie konsullore kanë hyrë në kapitull të ri të bashkëpunimit.
Polonia pritet të hap konsullatë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë, ku thuhej se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës përmes një marrëveshjeje kanë vendosur të hyjnë në marrëdhënie konsullore.
Sipas Osmanit një vendim i tillë është ngrohtësisht i mirëseardhur.
“Marrëveshja është një dëshmi e forcës së partneritet tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social në Twitter.
Nga Polonia, është theksuar se vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të jap kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. /Albanianpost.com