Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alaistair King-Smith ndau zhgënjmin e tij me raportimet e mediave angleze për Shqipërinë.
Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës ndërkombëtare të Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Kjo, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë.
“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë”, u shpreh fillimisht diplomati britanik.
Sipas tij, ai gjendet këtu dhe e shikon se Shqipëria është një vend i bukur dhe mikpritës.
“Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë”, shtoi Alaistair King-Smith.
Në përmbyllje, ambasadori britanik theksoi se sa e vlerëson komunitetin shqiptar në Britani.
“Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, përfundoi ai. /Albanianpost.com