Carabao Cup/ Super ndeshje sonte, vëmendja te Man City kundër Chelsea

Carabao Cup do të vazhdojë aksionin sot me disa ndeshje tejet interesante, ku skuadra të shumta do të synojnë të sigurojnë sot kalimin tutje nga raundi i tretë i kësaj gare.

Programin e sotëm do ta hapin gjashtë ndeshje të cilat zhvillohen nga ora 20:45, ku më interesantet do të jenë ajo mes Arsenalit e Brightonit dhe Nottinghamit e Tottenhamit.

Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Etihad” ku Manchester City e pret në shtëpi skuadrën e Chelseat.

Krahas derbit mes Cityt dhe Chelseat do të zhvillohet përballja tjetër interesante mes Liverpoolit dhe skuadrës së Derbyt.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm në Carabao Cup.

20:45 Arsenal – Brighton

20:45 Newcastle United – Crystal Palace

20:45 Nottingham Forest – Tottenham

20:45 Southampton – Sheffield Wednesday

20:45 West Ham United – Backburn

20:45 Wolverhampton – Leeds United

21:00 Liverpool – Derby

21:00 Manchester City – Chelsea

/KosovaPress/

Read Previous

Angli/ 1 në 5 shqiptarë që mbërrijnë me gomone kërkojnë azil si minoren

Read Next

Qeveria themelon Komisionin Republikan të Festave