Polonia dhe Koreja e Jugut bien dakord për katër centrale të reja bërthamore

Qeveria polake nënshkroi një marrëveshje me Korenë e Jugut për të ndërtuar katër centrale bërthamore , disa ditë pas një marrëveshjeje të ngjashme me SHBA-në .

Të dyja palët kanë nënshkruar tashmë memorandumin përkatës të mirëkuptimit për të shqyrtuar se sa e realizueshme është ndërtimi i reaktorëve me teknologjinë e Koresë së Jugut.

Në një postim në Facebook, kryeministri polak Mateusz Morawiecki theksoi se “teknologjia bërthamore është e sigurt, e pastër dhe miqësore me mjedisin”.

Polonia, siç shkruan politico , po përballet me probleme serioze që janë pjesërisht për shkak të reduktimit të importeve të qymyrit nga Rusia.

Fabrika e parë do të ndërtohet në qytetin e Koninit , në selinë qendrore, ndërsa tre të tjerat do të ndërtohen në vitet në vijim./abcnews.al/

Read Previous

​Pedagogët janë gati për grevë urie në Tiranë

Read Next

Forma e mrekullueshme bind Mallorca-n, vlera e Muriqit rritet 5 herë më shumë