Dy gazetare femra që dhanë kontribut të rëndësishme në raportimin e vdekjes së Mahsa Amini, gruas 22-vjeçare, vdekja e së cilës në paraburgimin e policisë së moralit në Iran ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare, janë etiketuar si agjente të huaja të CIA-s nga regjimi iranian.
Niloofar Hamedi dhe Elahe Mohammadi, të cilat u arrestuan pak pasi u publikuan lajmet për vdekjen e Amini dhe që thuhet se po mbahen në burgun famëkeq Evin të Iranit, u akuzuan si agjente të huaja në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga ministria e inteligjencës e Iranit dhe organizata e inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike mbrëmë.
Deklarata, e cila i referohet dy grave si NH dhe EM, i përshkroi gjithashtu protestat si një operacion të planifikuar paraprakisht të nisur nga CIA, Mossad dhe agjenci të tjera të inteligjencës perëndimore./Anabelmagazine.com/