Qeveria e Kosovës synon përkujdesjen institucionale të Luginës së Preshevës

Me synim të promovimit të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës.

Kështu të paktën bëhet e ditur në një komunikatë për media e leshtuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Memorandumin në fjalë e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i këtij këshilli Ragmi Mustafi.

Memorandumi, sipas njoftimit, ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas deputetit shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, memorandumi nënkupton “fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar te faktori kombëtar”. /Albanianpost.com

Read Previous

Nesër akrepat kthehen një orë mbrapa

Read Next

Trump: I lumtur që Twitter është më në fund në duar të sigurta