Laurina Gashi, xhudistja e re që po shkëlqen, kalon në finale të Kupës Evropiane U18

Kosova po paraqitet me një garuese, Laurina Gashin, në Kupën Evropiane U18 (kadetë) në Riga të Letonisë.  

Në këtë garë po marrin pjesë 15 shtete dhe 190 garues.

Laurina Gashi (-52kg) ka shkëlqyer deri më tani në këtë garë, duke marr dy fitore për tu plasuar në finale.

Xhudistja jonë e talentuar fillimisht mposhti finlandezen, Pihla-Maria Seikkula për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale xhudistja pejane shënoi fitore ndaj ukrainases Mariia Vasiuta, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitore.

Në finale të garës do të ketë punë me lituanen, Rugile Marozaite, ku i dëshirojmë sukses xhudistes tonë në luftë për të artën.

Laurina për trajner ka Dukagjinin Gashin, i cili ka bërë punë të madhe më xhudisten e re që është një nga shpresat e Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

Zhduket avioni me pesë pasagjerë gjermanë në një zonë detare pranë Kosta Rikës

Read Next

Shoqata “IPVGJ” sot përmbyllë javën e njeruit me shkop të bardhë