​Von Cramon për procesin e zgjerimit: BE-ja i ka borxh Kosovës dhe partnerëve të tjerë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se Bashkimi Evropian i ka borxh Kosovës dhe partnerëve të tjerë që më në fund të ecë përpara në procesin e zgjerimit.

Von Cramon përmes një cicërime në Tëitter ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian mund të jetë përsëri në agjendë, porse siç tha ajo, BE-ja duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet të mos jenë boshe.

“Zgjerimi i BE-së mund të jetë përsëri në agjendë, por BE duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet tona të mos jenë boshe! I kemi borxh Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe partnerëve tanë të tjerë që më në fund të ecim përpara në procesin tonë të zgjerimit”, tha Cramon. /KosovaPress/

Read Previous

Presidentja ​Osmani sot shpalos detaje për forumin për gratë, paqen dhe sigurinë

Read Next

​11 vjet nga maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri