Me ndrimin e motit dhe rënies së temperaturave kanë filluar problemet e sëmundjeve të frymarrjes. Dr. Afrim Lama, specialist interist në qendrën kombëtare të mjekësisë së punës në Gjakovë, thotë se pacientët me këto simptoma veç kanë filluar të vizitohen dhe të marrin trajtim në këtë qendër.
Sipas doktorit Lama, pacientët duhet të kenë kujdes dhe të ruhen nga të ftohtit dhe lagështia.
Në fund, Doktor Afrim Lama shton se pacientët që kanë simptoma e sidomos ata më sëmundje kronike duhet menjëherë të vizotojnë mjekun dhe të marrin trajtimin e duhur në mënyrë që të parandalojnë sëmundjet.