Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Është ndaluar për dy ditë lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që veprojnë jashtë Gjirit të Vlorës për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike.

Ndërsa të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara, si dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Kapiteneria e Portit njofton se janë lajmëruar “të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  26-27 shtator 2022”./A2news/

Read Previous

Referendumi në Zvicër, zgjatet mosha për daljen në pension të grave

Read Next

Nelson Hysa, 4 fitore në 4 ndeshje në boksin profesionist (VIDEO)