Ekipi Bad News Eagles kalon në finale të turneut TipSport Prague 2022

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka kaluar në finale të turneut TipSport Prague 2022, i cili po mbahet në qytetin Pragë të Çekisë.

Në ndeshjen gjysmëfinale ata e mposhtën ekipin SINNERS, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Edhe pse e nisën mirë me fitore bindëse në mapin e parë ‘Vertigo’ me rezultat 16-8, të njëjtin veprim nuk arritën ta bëjnë edhe në mapni e dytë ‘Mirage’ ku u mposhtën me rezultat 16-9.

Në mapin final ‘Inferno’ u zhvillua lojë edhe më interesante, ku pas një raundi agresiv nga rigoN, Bad News Eagles arritën që ta lexojnë lojën e kundërshtarit për ta fituar raundin dhe më pas duke e përfunduar me rezultat 16-12.

Pas kësaj fitore ekipi Bad News Eagles ka kaluar në finale të turneut TipSport Prague ku do të ndeshet me ekipin ECLOT, sot (e diel) duke filluar nga ora 18:30. /Telegrafi/

Read Previous

Veliaj informon Kongresin amerikan mbi sulmet kibernetike të Iranit: Shqipëria ka gjithë mbështetjen e SHBA në çështjet e sigurisë

Read Next

Gjukanoviq pret që Mali i Zi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare