Më 15 shtator mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor mbahet më 15 shtator që i bie e enjte me fillim të orës 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Ndonëse nuk kishte kuorum, me dakordim të anëtarëve të kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare u dakorduam që sesioni i parë vjeshtor i Kuvendit të mblidhet më 15 shtator, ora 10:00 ditën e enjte, me mbledhjen e parë të seancës plenare dhe me rregulloren e re të Kuvendit”, tha ajo.

/KlanKosova/

Read Previous

Hyn në fuqi pezullimi i marrëveshjes për vizat e rusëve, disa kategori mund të përjashtohen

Read Next

Astrit Selmani gol dhe asist në fitoren e Hapoel Beer Shevas