Presidenti i Finlandës, Sauli Niinsto dhe Komiteti Ministror për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, të premten e 9 shtatorit kanë rëndë dakord që të rrisin numrin e ushtarëve finlandez në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentit të Finlandëz.
“Në takimin e tyre të premten më 9 shtator, Presidenti i Republikës dhe Komiteti Ministror për Politikë të Jashtme dhe Siguri ranë dakord që Finlanda të rrisë pjesëmarrjen e saj në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë në rreth 70 ushtarë”, thuhet në këtë komunikatë.
Deri më tani numri i ushtëtarëve finlandez të cilët janë në shërbim në Kosovë në kuadër të KFOR-it llogaritet të jetë diku rreth 20.
Numri fillestar i trupave finlandez në Kosovë ka qenë dikur rreth 395. /Albanianpost.com