Një urë u rrëzua në momentin kur po i pritej shiriti inaugurues, në një fshat të Republikës së Kongos, shkroi “EuroWeekly” të martën.
Pamjet u publikuan në Twitter dhe shpejt u bënë virale. Në momentin e prerjes së shiritit, mbi urë qëndronin dhjetëra qytetarë, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.
Disa persona thuhet se ranë në lumë, ndërsa personat që mbetën mbi urë, u larguan me ndihmën e banorëve të fshatit./Alsat.mk/
Bridge collapses while being commissioned in DR Congo. pic.twitter.com/hIzwKWBx9g— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) September 5, 2022