Këshilli i Prindërve i Kosovës del me deklaratë, shkak mos mbajtja e mësimit

Kryesia e KP e Kosovës është takuar sot në mbledhje të jashtëzakonshme dhe del me këto konkluzione:

1. Dialogu social duhet të aktivizohet dhe të mirëmbahet si mjet për afrimin mes të gjitha palëve dhe për të tejkaluar këtë krizë.

2. Arsimi në Kosovë është në pikën më të rëndë që nga paslufta dhe kërkon trajtim të veçantë prej qeverisjes dhe të gjitha palëve.

3. Kundërshtojmë dhe dënojmë çdo formë të dhunës të kujtdoqoftë. Trekëndëshi mësimdhënës, nxënës e prindër duhet të mirëmbahet.

4. I bëjmë thirrje prindërve të përmbahen për momentin nga tensionimi i situatës dhe çdo pakënaqësi ta shprehin pa krijuar tension mes palëve.

5. Fëmijët kanë të drejtë kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe prindërit janë palë e rëndësishme e procesit mësimor andaj dhe duhen dëgjuar e pranuar si palë kyçe.

6. Nxënësit dhe prindërit duhet të organizohen për të mbrojtur të drejtën e tyre kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim publik.

7. Institucionet shtetërore obligohen të mbrojnë të drejtën kushtetuese të fëmijëve me çdo mjet ligjor.

8. I sugjerojmë Ministrisë së Arsimit të rishikojë kalendarin e vitit shkollor pasi po sjell huti dhe konfuzion tëk prindërit e fëmijët.

9. Kryesia e KP e Kosovës do të mblidhet fundjavën që vjen për të shqyrtuar situatën dhe për të dalë me propozime për t’u kthyer nxënësit në shkollë.

Postimi i plotë nga Këshilli i Prindërve i Kosovës :

Read Previous

Presidentja Osmani dekoron shtatë persona me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”

Read Next

Parashikimi i motit