Superliga e Kosovës në futboll, sot zhvillohen këto dy ndeshje

Këtë të shtunë do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja për sot padyshim se do të jetë në Gjilan, aty ku do të zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit.

Të dy skuadrat në fjalë momentalisht ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga pesë pikë.

Ndeshja tjetër për sot do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, aty ku Trepça ’89 e pret Malishevën.

“Xehetarët” me dy pikë të grumbulluara janë në pozitën e tetë, teksa malishevasit ndodhen një pozitë më lartë dhe me një pikë më shumë.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen nga ora 15:00. /Gazeta Express/

Read Previous

NASA do të bëjë sot përpjekjen e dytë për të lëshuar raketën rreth Hënës

Read Next

Viti 1888, kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez