Lirohen nafta e benzina, Ministria publikon tavanin e çmimeve për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme, raporton Express.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 78 centë, i benzinës 1 euro e 43 centë, derisa i gasit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta e benzina janë 1 cent më lirë.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme./Express

Read Previous

​77 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

Read Next

Historia e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane, Arkivi i Stambollit dhuron 1 milion dokumente