Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore

Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim Gjermanisë për pasojat në Luftën e Dytë Botërore.

Polonia vlerëson se humbjet e saj të Luftës së Dytë Botërore të shkaktuara nga Gjermania arrijnë në 6.2 trilion zloty (1.32 trilion dollarë), tha lideri i nacionalistëve në pushtet të vendit.

Nga Varshava ai tha se kërkonte zyrtarisht dëmshpërblime.

Por kujtojmë se partneri më i madh tregtar i Polonisë dhe një anëtar tjetër i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Gjermania ka thënë më parë se të gjitha pretendimet financiare të lidhura me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur.

(BalkanWeb)

Read Previous

Von Cramon: Mirë të shohësh që Kosova po i trajton qytetarët në veri në mënyrë transparente

Read Next

Blendi Idrizi huazohet në Bundesliga 2