Milan pritet të zyrtarizohet sot përfundimisht te pronarët e rinj

Sot është planifikuar mbyllja dhe rrjedhimisht kalimi aktual i Milanit në duart e “RedBird”.

Edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport” shpjegon në detaje se si do të zhvillohet ky operacion.

“Operacioni është kompleks sepse do të përfshihen disa kompani. Transferimi i aksioneve të Milan nga “Elliot” te “Red Bird” do të bëhet përmes një zinxhiri kompanish, të cilët mbajtja financiare e referencës do të jetë një mjet sipas ligjit holandez.

Çmimi total i transaksionit do të jetë 1,2 miliardë euro, por shpenzimet e “Red Bird” do të jenë më të ulëta, pasi “Elliot” do të financojë blerësin me një ‘hua shitësi’ me 600 milionë euro, me interes vjetor 7%.”

/h.ll/abcnews.al

Read Previous

Vjen edhe një dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Read Next

Sekuestrohen 700 kg kokainë e mbështjellë në pecetat e fëmijëve