Pas Kosovës edhe Shqipëria mbetet pa Drejtor të Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano është shkarkuar nga pozita.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të Qeverisë.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh Çuçi.

Mediat shqiptare raportojnë se detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do e ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj./Sinjali/

Read Previous

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, MASHTI përgatit materialet për vetëdijesim dhe parandalim të dhunës

Read Next

Dhunimi i 11-vjeçares/ Mbushet sheshi me protestues, kërkohet mbrojtje për vajzat dhe gratë