Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.
Ambasadori Hovenier ka shkruar se mbeten të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën për personat e zhdukur.
“I nderuar për t’u bashkuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe familjarët e të zhdukurve për të respektuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë.
Ne qëndrojmë me çdo person që është në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur dhe mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/