​Mot i vranët dhe me shi

Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Si rrjedhojë edhe sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mund të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

“Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë”, parasheh IMHK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read Previous

Lumir Abdixhiku e pranon ftesën për takim me Kryeministrin Kurti

Read Next

​Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve