Përfundon java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll

Ka përfunduar java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro solli disa ndeshje interesante, ndërsa ndeshja kryesore ishte ajo në mes të Llapit dhe Prishtinës.

Bardhëkaltrit triumfuan 2-1 në udhëtim te skuadra nga Podujeva, duke marrë kështu tre pikë të mëdha.

Përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit, ku kampioni në fuqi I superligës fitoi me rezultat minimal, 1-0 golin e vetëm e shënoi mesfushori Qëndrim Zyba  në  minutën e 36-të.

Fitore më bindëse në këtë javë mori Gjilani, që në shtëpi mundi Trepçën ’89 me rezultat 3-1.

Një triumf të mundimshëm, por të rëndësishëm e mori Drenica, që si mysafir mposhti Malishevën 2-1.

E vetmja ndeshje që nuk prodhoi fitues ishte ajo në mes të Ferizajt dhe Dritës, që u mbyll me shifrat 1-1. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Gjilani me 10 pikë , i ndjekur nga Prishtina me shtatë pikë dhe tri ndeshje të zhvilluara si dhe Ballkani me gjashtë pikë pas vetëm dy ndeshjeve.

Read Previous

Rama: Abetarja e parë e unifikuar, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Read Next

Gërxhaliu: Edhe punëtorët e sektorit privat duhet të mbështeten me nga 100 euro