Ekstradohen drejt Spanjës dy trafikantë shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë, të cilët janë vënë në kërkim ndërkombëtar nga shteti spanjoll, janë vënë në pranga e më pas ekstraduar drejt gadishullit iberik, pas dy operacioneve policore të koduar “Lugo” dhe “Vilanova”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ekstradimet kanë ndodhur brenda 24 orëve për dy shtetasit, të cilët janë kapur respektivisht nga forcat e rendit të Fierit dhe Vlorës.

Fillimisht, ka qenë shtetasi A.Xh., banues në Bishan të Vlorës, 38 vjeç, ai i cili ka rënë në pranga falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Nga ana tjetër, shtetasi R.T., është kapur më 6 maj 2022, pas operacionit “Vilanova”.

Ai është i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. /Albanianpost.com

Read Previous

Rusia me propagandë në gjithë botën, investon shumë para edhe në Ballkanin Perëndimor

Read Next

Ngrohtorja e Qytetit në vështirësi për sigurimin e biomasës, shkak mungesa e mjeteve