24-vjeçari rus Michail Zorin, student i kimisë në Çeki, ka marrë pjesë në disa demonstrata në Rusi para se të largohej nga vendi.
Ai ka deklaruar se nëna e tij është ushtarake në ushtrinë ruse.
Pas largimit ai është përndjekur nga shërbimi inteligjent rus dhe ka deklaruar se nuk ka pse të largohet dhe se e dinin që ndodhej në Çeki dhe se kishin informacion për pjesëmarrjen në demonstrata.
“Nuk na shpëton dot”, mësohet t’i jetë thënë 24-vjeçarit rus.
Sipas vetë atij, ai është kontaktuar nga Shërbimet inteligjente ruse për të bërë një njohje të zonës.
Dhe se ka pasur detyrë që të bëjë matjen e disa zonave. Këtë, përmes fotografimit të asaj që njihet infrastruktura kritike civile në Shqipëri dhe gjendjen aktuale të tyre.
Nga pajisjet e filmimit rezulton që ai ka fotografuar disa nga HEC-et dhe veprat energjetike në vend, në veri të vendit, në Moglicë, por edhe në disa qytete.
Sakaq, rezulton që të ketë fjetur në çadrën e tij, në kampingje, ndërkohë ka qëndruar dhe në Tiranë në disa banesa.
Mësohet po ashtu se kur ka hyrë në Shqipëri ka pasur vetëm 1 mijë000 dollarë. 600 i janë sekuestruar gjatë momentin të ndalimit ndërsa 400 të tjera ka treguar se i ka shpenzuar gjatë kohës së qëndrimit në vend.
Kurse pjesa tjetër e dëshmisë së tij mbahet sekrete. /Albanianpost.com