​Kurti flet sot për takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress se kreu i ekzekutivit adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë ai. 

Read Previous

​Afër 3200 raste aktive me COVID

Read Next

Lajçak sot në Kosovë, ja agjenda