Një stuhi e fuqishme vrau 5 persona, mes të cilëve dy fëmijë, dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Austri. Fëmijët, dy vajza të mitura, u vranë nga rënia e një peme.
Ato dyshohet se janë 5 dhe 8 vjeç dhe ndodheshin pranë një liqeni të vogël, ku pemë të shumta u çrrënjosën si pasojë e erës së fortë.
Ndërkohë, erërat e fortë me shpejtësi deri në 224 km/orë shkulën nga vendi pemë dhe dëmtuan shtëpi edhe në ishullin francez të Korsikës, ku 6 persona mbetën të vrarë dhe 45 mijë banesa pa energji elektrike.
Ndërkohë, në Francën kontinentale, disa rajone të jugut u prekën nga ndërprerja e energjisë si pasojë e vërshimit të ujërave në qytetin e dytë më të madh të vendit, Marsejë.
“Shoku im la varkën dhe ndjeu tokën të lëkundej për shkak të pemëve që po shkuleshin nga vendi. Unë isha në makinë dhe i pash pemët që ranë mbi ne. Mendova se do të vdisnim”, u shpreh një pushues.
Në rrethana të ngjashme, dy persona humbën jetën në dy incidente të veçanta në rajonin e Toskanës në Itali. /euronews.al/