Rajoni jugperëndimor i Francës, Gironde, ka përjetuar një javë të rrezikshme në të cilën më shumë se 7,400 hektarë pyje janë djegur dhe të paktën 10,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Zjarrfikësit nga e gjithë Europa kanë shkuar në ndihmë të kolegëve francezë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë numrin e madh të zjarreve të reja dhe rindezjen e zjarreve që nuk ishin shuar plotësisht.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar solidaritetin e zjarrfikësve “heroikë” në të gjithë kontinentin./AnabelMedia/