Xhaka për sezonin e ri: Le të shpresojmë se mund t’i arrijmë qëllimet

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, ka folur në prag të nisjes së sezonit të ri në Premier League.

Topçinjtë e nisin të premten, ku në shtëpi i shkojnë Crystal Palace të Patrick Vieria.

Xhaka ka folur për pritshmëritë që kanë për skuadrën e re, por që nuk ka dhënë aq fjalë, sikur që kishte bërë në fund të sezonit rreth kualifikimit për në Champions League.

“Nënshkrimet që kemi bërë na kanë dhënë neve diçka më tepër se të fitosh, na kanë dhënë mentalitetin se si të fitohet cilësia, natyrisht. Është si mozaik, duhet cilësia, natyrisht, por që nëse ata nuk përshtaten me ekipin, do të jetë e vështirë të arrihet diçka”.

“Blerjet janë përshtatur mjaft mirë me ekipin. Nga vitit në vit ne jemi përmirësuar. Është lehtë të flitet sesa të bëhet, sigurisht, por që kam një ndjenjë të mirë se do të jemi gati për nisjen kundër Crystal Palace dhe më pastaj të shohim e të shpresojmë që mund t’i arrijmë caqet që kemi”, është shprehur Xhaka, transmeton KlanKosova.tv.

Lidhur me Kupën e Botës që mbahet më vonë, Xhaka ka thënë se fokusin e ka në nisjen e sezonit në kampionat.

/KlanKosova/

Read Previous

Banka Qendrore Evropiane ka blerë me miliarda euro obligacione të shteteve jugore

Read Next

​Cili është helikopteri më i shpejtë në botë?