Sveçla: Mbi një mijë dokumente janë lëshuar për hyrje-dalje në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se që nga mbrëmë e deri më tani janë lëshuar 1 mijë e 501 dokumente për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Sveçla ka bërë të ditur se pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

“Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të  zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje.  Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare si në vijim”, ka shkruar Sveçla.

Sipas të dhënave të MPB-së, shumica e dokumenteve janë lëshuar në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë dhe në Merdare.

Qeveria e Kosovës, ka thënë se vendimi për reciprocitet do të qëndrojë në fuqi deri në largimin e plotë të barrikadave në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut. /Telegrafi/

Read Previous

Një Porsche e rrallë e prodhuar për ushtrinë gjermane mund të shitet deri në 755,000 euro

Read Next

OBSH paralajmëron: Priten më shumë vdekje nga lija e majmunit