Zjarret masive në Mitrovicë, evakuohen disa familje

Disa fshatra të Mitrovicës janë përfshirë nga zjarri. Ndërkohë edhe Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media e cila njofton se zjarret janë lokalizuar dhe janë evakuuar disa familje.

Policia e Kosovës thekson se në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e po ashtu i ishte afruar shtëpive të banuara, me ç’rast janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre.

“Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje. KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve.

Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë./Sinjali/

Read Previous

Po shkonin me varkë në Angli, shpëtohen 48 emigrantë të paligjshëm, shumica shqiptarë

Read Next

Zjarr pranë Parkut Kombëtar Yosemite në Kaliforni, shpallet gjendje e jashtëzakonshme