Të dielen mbahen garat tradicionale për kërcimet nga Ura e Fshajtë

Garat tradicionale të kërcimeve nga ura e Fshajtë do të mbahen këtë të dielë me fillim në ora 16 përskaj brigjeve të lumit Drin. Këtë vit do të zhvillohet edicioni i 71-t i këtyre garave dhe deri më tani janë regjistruar rreth 25 garues mirëpo afati mbetet i hapur edhe nesër.

Tomor Musa është njëri ndër anëtarët më të vjetër të  klubit i cili thotë se ky aktivitet sportive ka një rëndësi të madhe.

Ndërsa kampioni i shumëfishtë i kësaj gare, Shkelzen Goçi, tregoj përvojën disavjeçare në këto kërcime.

Për të gjithë adhuruesit e kësaj discipline sportive, televizioni Syri do të transmetoj drejtpërdrejtë këtë ngjarje sportive tradicionale prej më shumë se 7 dekadash.

Read Previous

Dr. Rruka: Ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër janë faktorë kyç për trurin

Read Next

Këshilli i Evropës reagon pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi rezolutën kundër Raportit të Dick Martyt