Rama: Regjimi i vizave për Kosovën, turp për BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për të përditshmen gjermane Frankfurter Rundschau, ka deklaruar se regjimi ende aktiv i vizave për Kosovën, është një turp për Bashkimin Evropian.

“Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë, të cilëve nuk u lejohet të udhëtojnë”, theksoi Rama për të përditshmen gjermane. “Më parë, jetonin në ish-Jugosllavi e Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Po tani? Ata janë të lirë dhe të pavarur nga diktati, por çliruesit e tyre po i mbajnë sërish në një lloj burgu”.

Mbi relatat me presidentin serb. Aleksander Vuçiç, Rama ravijëzoi se shpesh nuk bie dakord me të. Megjithatë, kjo gjë, nuk e ndalon të ketë relata të mira me numrin një të Beogradit.

Një të metë gjithsesi, ja përkufizon të gjithë shtetit serb.

“Ne kemi vuajtur shumë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe historia e tregon këtë. Ndaj jemi pro-amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet Putini. Një problem e ka Aleksandër Vuçiç atje; Ekonomia serbe është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus”.

Kështu e përshkruan Rama situatën në rajon, duke bërë sërish thirrje për njohje gjithëpërfshirëse të Kosovës në çdo sferë ligjore, publike e sociale. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti: Kosova është vendi më pro BE-së, por më i izoluari

Read Next

Paketa e re e sanksioneve, ministrat e BE-së mblidhen sot në Bruksel