Qeveria gjermane dhuron edhe 405 mijë euro donacion për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte.

Me këtë rast, ministria njofton se është nënshkruar Marrëveshja për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.ht

“Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, në këtë takim është theksuar nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve.

/Telegrafi/

Read Previous

BKS-ja lehtëson qasjen në rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit

Read Next

Pas vilës së Verratti-t, radhën për plaçkitje e kishte ajo e Messi-t dhe e Nadal-it, plani i bandës shqiptare