Eurodeputeti bullgar: Kosova është partneri më i dedikuar ndaj BE-së, t’ua heqim vizat

EP plenary session – The state of play of the EU’s COVID-19 Vaccination Strategy

“Me të vërtetë Kosova është në mesin e vendeve të rajonit ku procesi i integrimit në Bashkimin Evropian gëzon mbështetjen më të madhe qytetarëve dhe të akterëve politikë. Pa asnjë dyshim që Kosova është njëra ndër partnerët më të dedikuar ndaj Bashkimit Evropian”.

Kështu u shpreh eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk në Parlamentin Evropian, ku bëri thirrje që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më parë – një premtim të cilin Bashkimi Evropian e ka bërë që kohë dhe nuk e ka nderuar.

“Dhe, përsëri, ka qenë një vit me shumë dinamike me zhvillime politike, por pavarësisht kësaj Kosova ka dëshmuar përkushtimin strategjik të saj në rrugën evropiane; me vendimet e saj që formalisht të aplikojë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti”

Kyuchyuk para deputetëve tha se Kosova qe i pari vend në rajon që u bashkua me sanksionet evropiane ndaj Rusisë pas agresionit të kësaj të fundes mbi Ukrainë, që pas 24 shkurtit.

“Kosova është bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-në dhe dha shembull të madh në dënimin e agresionit rus dhe u bë vendi i parë në rajon që iu bashkua sanksioneve të BE-së”.

“Prandaj, e nxis lidershipin e BE-së të ndalojë më vitet e premtimeve të pa përmbushura dhe mundësive të humbura, dhe përfundimisht më t’i jep Kosovës liberalizimin e vizave. Nuk është aq e rëndësishme për ne si Bashkim Evropian por e rëndësishme për marrëdhëniet strategjike me Kosovën, dhe më e rëndësishme e meritojnë atë premtim gjeneratat e reja të Kosovës me aq shumë potencial”, përfundoi ai.

/Albanianpost.com

Read Previous

Si të shtoni vaj motorik në automjet? (VIDEO)

Read Next

Tesla e Elon Musk nuk është më shitësi më i madh në botë i makinave elektrike