Papa Françesku ka urdhëruar publikimin në internet të 170 vëllimeve të dosjeve në lidhje me popullin hebre nga arkivat e Papa Piut XII të hapura së fundmi. Arkivi prej 2,700 çështjesh “mbledh kërkesat për ndihmë dërguar Papa Pius XII nga populli hebre…pas fillimit të persekutimit nazist dhe fashist,” tha në një deklaratë sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, Paul Richard Gallagher.
Ndonëse dokumentet janë në dispozicion për konsultim nga studiuesit që nga marsi i vitit 2020, Papa Françesku kërkoi që ato të jenë të arritshme për të gjithë, thuhet në deklaratë. Vendosja e arkivit në internet “do t’u mundësojë pasardhësve të atyre që kërkuan ndihmë të gjejnë gjurmë të të dashurve të tyre nga çdo pjesë e botës”, tha ai./AnabelMedia/