Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës për mos heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo këto komente i bëri në profilin e gazetares Franzika Tschinderle, e cila kërkoi të di se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre.
Von Cramon është përgjigjur se problemi nuk qëndron te Macron.
“Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka shkruar von Cramon.
Ndryshe, Gérald Darmanin është ministër aktual i Punëve të Brendshme të Francës.