929 shërbime emergjente në QKUK gjatë fundjavës, dy raste përfunduan me vdekje

Gjithsej 929 shërbime emergjente janë realizuar gjatë fundjavës së fundit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas të dhënave nga QKUK, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 202 pacientë në Reanimim, 280 në Emergjencën Internistike, 192 në Emergjencën Kirurgjike dhe 194 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkohë, 61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer ndërhyrje për qepjen, përpunimin dhe pastrimin e plagëve.

Për sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë fundjavës janë regjistruar dy raste të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe një rast nga armët e ftohta. Po ashtu, janë trajtuar tre raste të intoksikimit (helmimit), tetë persona të përfshirë në përleshje fizike dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Gjatë së njëjtës periudhë, në klinika të ndryshme të QKUK-së janë realizuar edhe 87 pranime për trajtim.

Në fundjavën e fundit, në QKUK janë regjistruar gjithashtu dy raste të vdekjes. /RTKlive

Read Previous

​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës

Read Next

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër