37 aktakuza kundër 40 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar  trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) presona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. 

/eo/

Read Previous

Toka temperatura ekstreme, OBM shpall javën e parë të korrikut më të nxehtën të regjistruar ndonjëherë

Read Next

Miratohet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve në vlerë 38 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore