33 vjet që nga lansimi i virusit të parë në internet

Sot janë mbushur 33 vjet që nga lansimi i “virusit” të parë në internet. “Morris Worm” ishte lëshuar në vitin 1988, si një eksperiment që thuhet se synonte të vlerësonte madhësinë e internetit por që shkoi keq.

Robert Tappan Morris, një student i diplomuar në Universitetin Cornell në SHBA, zhvilloi një program që shfrytëzonte dobësitë në softuerin ‘sendmail’ përmes së cilit mund të numërohej numri i kompjuterëve në internet. Megjithatë, një gabim në programim rezultoi që programi u përhap shumë më shpejt nga sa kishte parashikuar Morris, duke u instaluar shumë herë në çdo kompjuter dhe përfundoi duke infektuar rreth 10% të 60,000 kompjuterëve online në atë kohë.

Avaria që shkaktoi virusi nëpër kompjuterë shkaktoi ndërprerje komunikacioni e semaforësh duke kapur shifrën e dëmit deri në 10 milionë dollarë.

Ani pse babai i tij punonte në agjencinë amerikane të sigurisë, ky është shembulli i parë i sulmit kibernetik dhe si rezultat i kaosit që shkaktoi, Morris u bë personi i parë që u dënua sipas Aktit të Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik.

“Morris” ishte njëri nga shkaktarët që ndryshoi të menduarit për sigurinë në internet.

Që nga viti 1988, një numër virusesh si Code Red, Blaster, Sasser dhe ILoveYou, kanë shkatërruar probleme në nivele të ndryshme të sigurisë së internetit dhe parandalimi i përhapjes së tyre është një sfidë e vazhdueshme për industrinë e sigurisë kibernetike.

Në vitin 2006 Robert Morris u bë profesor në MIT, vendin prej nga e lansoi virusin./Indeksonline.net

Read Previous

Vjedhje në QMF-në në Gjakovë, zbrazet rezervuari me naftë

Read Next

Çfarë po ndodhë me Messin, emri i tij nuk është në listën e PSG-së