32 gazetarë të vrarë deri më tani që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë

Gjithsej 32 punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus, sipas presidentit ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të natës të hënën se numri përfshin gazetarin francez Frédéric Leclerc-Imhoff, përcjell Telegrafi.

Transmetuesi francez i lajmeve BFM TV thotë se Leclerc-Imhoff u godit nga predha teksa mbulonte një operacion evakuimi në Ukrainë.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha: “Pak më shumë se një muaj më parë dhashë një intervistë për këtë kanal televiziv. Ishte intervista ime e parë për mediat franceze gjatë luftës së plotë. Ngushëllimet e mia të sinqerta për kolegët dhe familjen e Frédéric”.

/Telegrafi/

Read Previous

Inflacioni në Gjermani arrin në rreth 8 për qind, më i larti që nga vitet 1970-ta

Read Next

​“Dardanët” zhvillojnë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron