29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, paralajmërohen masa të reja

29 raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 280 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 168.

Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.

823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 kohëve të fundit në vendit tonë.

Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt në vendin tonë do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e 4-të.

Latifi po ashtu bëri të ditur se për Komiteti do të takohen për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë.

/Telegrafi/

Read Previous

Pse po zbehen shpresat për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Read Next

​Rritja e rasteve me COVID-19, komiteti do të diskutojë për masat që duhet të ndërmerren