Këtë të premte në radhët e Policisë së Kosovës janë shtuar edhe 279 kadetë të gjeneratës së 62-të.
Në ceremoninë e diplomimit zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka thënë se betimi i këtyre kadetëve është premtim për punë me integritet e në interes të vendit.
“Kjo uniformë dhe ky institucion është më shumë se sa zbatuese e ligjit, por edhe përfaqësuese e vlerave të disiplinës dhe punës, integritetit dhe atdhedashurisë. Këta kadetë, në mes të tyre 261 shqiptarë, 11 serbë, 4 boshnjakë, 2 egjiptian dhe 2 turq i përbashkon misioni dhe qëllimet e njëjta”, ka thënë Bislimi.
Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës nuk është vetëm institucioni që ka besimin më të lartë qytetar, por edhe shembull për partneritetet dhe sukseset në luftimin e kriminaliteteve të ndryshme.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se për këtë diplomim kanë aplikuar mbi 7 mijë qytetarë dhe kjo është dëshmuese e besimit qytetar ndaj këtij institucioni./Albanianpost.com