1900 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar 1900 gjoba trafiku.

Përveç gjobave për shkelje të rregullave në trafik, Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe numrin e aksidenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky raport, rezulton se në 24 orëshin e fundit një aksident ka përfunduar me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Po ashtu Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar. 

Të arrestuar kanë qenë 23 persona, në mbajtje 17, kurse në vuajtje të dënimit 5“, thuhet në raportin e Policisë.

Read Previous

Dy të miturit që u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë janë vëllezër

Read Next

Aksident me fatalitet, humb jetën motoçiklisti në Viti