189 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 189.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.139 persona.

Në 24 orët janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Read Previous

13 vjet nga vdekja e Michael Jackson, ikonës së muzikës pop

Read Next

Lidhjet martesore që mund t’ju dërgojnë në burg në Kosovë